Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 39 vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë gruan e tij.
Ai ka treguar në polici se vrasjen e kishte kryer para një javë, mirëpo trupin e pajetë të bashkëshortes e mbante në papafingon e banesës së tij.
Mediat greke bëjnë me dije se krimi ka ndodhur në në rrugën Lakonias 19, në Ampelokipi Pas rrëfimit të ngjarjes makabër, autoritet greke kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e shqiptarit, duke vërtetuar dëshminë e autorit.
Në polici, shqiptari rrëfeu se shkak për ngjarjen u bë xhelozia që ai ndjente për bashkëshorten dhe se krimin e ka kryer në kohën kur dy fëmijët kanë qenë në shkollë.
Të miturit nuk kanë mundur të kuptojnë asgjë, derisa vetë 39-vjeçari vendosi të flasë.