Hapësire reklamuese


Aktualitet

"E vranë, e vranë… o Zot", gruaja e tronditur pas vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë, shpërthen në të qara! Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"E vranë, e vranë… o Zot", gruaja e tronditur pas
Pamje nga vendi i ngjarjes

“E vranë e vranë… o Zot”, këto kanë qenë fjalët e gruas e cila ka parë trupin e pa jetë të 58-vjeçarit në Vlorë.

Vrasja në Vlorë ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri” në ambientet e një objekti ndërtimi ku viktima Renato Hoxhaj punonte si roje. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ku raportohet se është regjistruar momenti pasi e gjithë zona është e mbushur me kamera sigurië.

Në vendin e ngjarjes ka qenë gruaja, punonjëse e pastrimit të rrugëve, ku shpërthen në të qara, ndërsa dëgjohet të thotë: “E vranë e vranë… o Zot”, ndërsa i drejtohet një personi t’i thotë: “Po ti ku ishe?!”.

58-vjeçari i cili jetonte shumë pranë me vendin e ngjarjes, është ekzekutuar me tre plumba, dy plumba i ka marrë në kokë dhe një në trup.

Hoxhaj jetonte vetëm pasi ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur, ndërsa dëshmi nga zona ku jetonte tregojnë se ishte një person i qetë dhe pa probleme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese