Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare poeti i njohur nga Korça, Skënder Rusi. Është larguar nga jeta poeti lirik, i cili la pas një krijimtari shumë të pasur me plot 25 vëllime me poezi.
Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 ishte drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë.
Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj. Prej 12 vjetësh ishte kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizonte dhe drejtonte aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.