Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E TRISHTË/ Prej vitesh kontribuoi në sistemin e burgjeve në vendin tonë, ndahet nga jeta Komisari Fatmir Numani

Shkruar nga Newsbomb
E TRISHTË/ Prej vitesh kontribuoi në sistemin e burgjeve në
Fatmir Numani

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të premte nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Efektivi Fatmir Numani është ndarë nga jeta duke lënë një dhimbje të madhe te familjarët e miqtë e kolegët.

Fatmir Numani shërbeu si Specialist Informacioni në I.E.V.P. Vlorë. 

Me një karrierë të gjatë ushtarake, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në sistemin penitenciar që prej vitit 2019, duke shërbyer si Specialist Informacioni në I.E.V.P. Fier dhe Vlorë.

Fatmir Numani mbante gradën Komisar dhe u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. 

Redaksia e Neësbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin të njohin një njeri si Fatmir Numani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese