
Vdekja tragjike e katër të rinjve pak para mesnate, ka tronditur mbarë opinionin publik. Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç janë katër djemtë të cilët humbën jetën pasi makina me të cilën ata po udhëtonin, shpërtheu në flakë pasi u përplas me betonieren.
Enejd Laçi së bashku me kushëririn e tyre Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti shkuan në aeroportin e rinasit për të pritur 20-vjeçarin Erild Laçin, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.
E ndërsa po ktheheshin për në shtëpi, automjeti tip “Benz” që po drejtohej nga Enejd Laçi u përplas me një betoniere të parkuar në anë të rrugës në zonën e Fushë-Prezës.
Shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë që të rinjtë po udhëtonin, ndërsa automjeti pas përplasjes fatale ka shpërthyer në flakë. Fatkeqësisht katër të rinjtë nuk mund të dilnin ta automjeti i cili ishte i përfshirë nga flakët.
Lidhur me këtë ngjarje në pranga ra shoferi i betonierës, Aleksandër Krrashi. Pas aksidentit ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve policore u bë i mundur arrestimi i tij. Gjithashtu Aleksandër Krrashi nuk ka qenë i pajisur me patentën e duhur për këtë kategori automjeti.

"Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Enejd Laçi., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij , Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi , 24 vjeç”, njoftoi Policia më herët.
