Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E shtyva se më ngacmoi gruan”, ja kush është Majlind Habibi, hodhi shokun nga ura pas një konflikti

Shkruar nga Newsbomb
“E shtyva se më ngacmoi gruan”, ja kush është Majlind
Autori i vrasjes, Majlind Habibi

Ky që shikoni në foto është 35-vjeçari Majlind Habibi, personi që shtyu nga ura shokun e tij, Branko Shkozën me pretendimin se ky i fundit i kishte ngacmuar gruan.

Trupi i pajetë i Branko Shkozës është gjetur në kanalin e ujërave të zeza në Durrës në datën 5 dhjetor, një ditë pasi familja e kishte denoncuar në polici si të zhdukur.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur tetë ditë më parë në urën e kanaleve të ujërave të zeza pasi dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Në dëshminë e dhënë në polici gjatë ditës së sotme, Majlind Habibi ka deklaruar se ai ishte i nxehur me viktimën pasi ky i fundit i kishte ngacmuar bashkëshorten.

Ai ka rrëfyer se e ka goditur dhe shtyrë viktimën por nuk i kishte menduar se ai do të humbiste jetën dhe është larguar. Habibi ka thënë se ai e ka marrë vesh që Branko Shkoza ka ndërruar jetë një ditë më pas kur familja ishte shqetësuar për të pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva.

Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te  kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia,” ka thënë Majlind Habibi në deklaratën e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese