Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në fshatin Undënisht të Pogradecit ku një peshkatar i zonës Ylli Jaçellari, ka kapur një peshk koran me peshën 13 kg e 200 gram. 45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Kështu rezulton që të jetë peshku me peshën më të madhe të kapur deri më sot.
Ylli Jaçellari, peshkatari i cili prej shumë vitesh peshkon në këto ujra treagon se kur e pa nga larg nuk e besoi se ishte një Koran kaq i madh.
“13 kg e 200 gram, ky është më i madhi që ka dalë në liqenin e Ohrit, duke tërhequr rrjetat pash diçka të madhe, por nuk mendova se do ishte një peshk Koran kaq i madh.
Vetëm kur ka dalë në sipërfaqe të ujit e pash që ishte Koran. Ishte risku im sepse as nuk tentoi të ikte. Ishte fati im që të futej në varkë. Deri në 8 kg kam kapur, por 13 kg e sipër jo."
Peshkatari nga fshati i Pogradecit tregon se ky lloj peshku nuk shtohet, në të kundërt ai do e kishte lëshuar përsëri në ujrat e ëmbël të liqenit.
“Në gjuhën e peshkatarëve ne e quajnmë Koran “pllasicare” i cili nuk shton. Nëse do e liroja do e kapte dikush tjetër ose do të vdiste.”
Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.