
Simon Gjoka, 38-vjeç ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi akuzohet për vjedhje dhe për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Sipas njoftimit të policisë ky shtetas rezulton të jetë autori i disa vjedhjeve ndërkohë nga kqyrja e telefonit të tij, efektivët arritën të zbardhin një tjetër ngjarje tronditëse.
Gjoka rezulton të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, vajzën e mikeshës së tij. Kjo e fundit së bashku me të bijën streohej te banesa e 38-vjeçarit.
Si rrjedhojë policia prangoi Simon Gjokën, ndëkrohë po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas ka kryer.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: S.GJ,38 vjeç, lindur dhe banues ne Milot Kurbin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.
Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e tij në Lezhë, lidhje miqësore e tij).