
Një tjetër person ka humbur jetën ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 62-vjeçar në zonën e Qerret të Kavajës teksa ishte duke punuar ka rënë nga ndërtesa e pallatit.
Viktima ka qenë punëtor ndërtimi dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës së transportimit në spital.
Gjithashtu, 62-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta, si dhe ka pësuar hemorragji të madhe dhe për pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa një shtetas tjetër S.H është plagosur lehtë në këmbë. Në Komisariatin e policisë janë shoqëruar personat që kanë qenë prezent në vendngjarje.
Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
"Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.
62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.
Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.
Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim.