
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi me inciale H. T., 81 vjeç prej disa ditësh në fshatin Novoselë, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, pasi nga vëzhgimet parparake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 15.03.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore, Novoselë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi H. T., 81 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.