Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, 29 vjeçarja bëhet për spital nga babai, vëllai dhe i fejuari

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Vlorë, 29 vjeçarja bëhet për
Pamje nga arrestimi i familjarëve të së resë të dhunuar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një vajzë 29- vjeçare është dhunuar fizikisht nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Sipas policisë, e reja është rrahur nga familjarët për motive të dobëta, ndërsa nuk qartësohen rrethanat e mëtejshme të këtij konflikti.

Si pasojë e plagëve të marra, 29- vjeçarja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa bëhet me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën. 

Për këtë ngjarje janë arrestuar 3 autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj të resë, shtetasit A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e të atit të vajzës së dhunuar është gjetur edhe një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat janë sekuestruar nga uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.   

Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës. 

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese