Një 42-vjeçar është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” ku dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte një plagë në këmbë.
Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi me ininciale G.S, 42 vjeç, banues në Shkozë, është plagosur me thikë nga një tjetër shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
42-vjeçari ka pohuar para bluve të Tiranës së ky shtetas e ka qëlluar me thikë në këmbë dhe më pas është larguar.
Policia e Tiranës ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur këtë ngjarje si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.