Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, efektivja e Policisë vetëvritet me armën e shërbimit

Shkruar nga Newsbomb

E rëndë në Tiranë, efektivja e Policisë vetëvritet

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ku efektivja e policisë Aldorjana Loshi, 21-vjeçe ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ali Demi" ndërsa policja punonte pranë Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë. Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me rethanat e ngjarjes së rëndë.

"Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese