Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, një 52-vjeçar me ininciale J.SH, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 52-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë”, njofton policia.