Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Spaç, 51-vjeçarit i bie transmisioni i eskavatorit dhe humb jetën (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Spaç, 51-vjeçarit i bie transmisioni i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Spaç, Mirditë ku një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi  identifikuar si Frrok Prenga, kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku i afërmi i tij ishte përgjegjës.

Por, fatkeqësisht gjatë procesit të ndërrimit të transmisionit, kriku që mbante të fiksuar pjesën është këputur dhe ka goditur 51-vjeçarin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

 “Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë.

Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

Gjatë punës,  duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese