Hapësire reklamuese


Aktualitet

E rëndë në Sarandë, plagoset me thikë ish-efektivi i policisë 

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Sarandë, plagoset me thikë ish-efektivi i
Komisariati i Policisë Sarandë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin bregdetar të Sarandës mëngjesin e sotëm. Burime për media bëjnë me dije se një ish-efektiv policie ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është identifikuar si Lavdosh Metaj, 41-vjeç, i cili ka shërbyer më parë si polic në Komisiariatin e Sarandës. Metaj ishte arrestuar më parë në vitin 2021 për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga burgu vetëm 3 muaj më parë.

41-vjeçari dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë, pasi Metaj nuk ka pranuar të bëjë pagesën për makinën e parkuar në ambjentet e brendshme të parkingut të hotelit.

Për këtë shkak, ai është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe pas disa orësh kërkimi është arritur që të vihet në pranga autori i dyshuar për plagosjen, roja i hotelit me inicialet A. Sh.

Lavdosh Metaj, ka shërbyer për disa vite në Komisariatin e Policisë Sarandë në detyra të ndryshme. Ai u arrestua nga AMP në vitin 2021, nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike në qytet, ndërkohë që procedimi fillestar kishte nisur edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës drejt Greqisë.

Metaj u dënua nga Gjykata e Sarandës me 5.4 vite burg, por u lirua për shkak të amnistisë në prill të këtij viti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese