Fshati Gojan i Vogël në Pukë është tronditur ditën e sotme pasi një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku shtetasi N. N., 71 vjeç banues në fshatin Gojan i Vogël është vetëvrarë. Nuk dihen ende arsyet apo motivi që e ka çuar të moshuarin drejt këtij veprimi tragjik.
Policia:
Mbasditen e sotme, shtetasi N. N., 71 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë, dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor.
Sondazh
Poll