Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Pogradec, familjarët gjejnë të pajetë një 46-vjeçar, ja dyshimet e para

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Pogradec, familjarët gjejnë të
Foto ilustruese

Është gjetur i pajetë një 46-vjeçar përpara shtëpisë së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit. Kanë qenë familjarët të cilët mëngjesin e sotëm kanë parë pranë banesës së tij 46-vjeçarin me inicalet S.O., ndërsa dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor dhe policia shkuan në vendngjarje ku konstatuan se 46-vjeçari nuk ka shenja dhune, ndërsa familjarët deklaruan se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese