Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Milot, qëllohet me armë zjarri drejt një makine, nuk dihen ende rrethanat

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Milot, qëllohet me armë zjarri drejt
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fush-Krujë –Milot.

Burime për media bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në afërsi të Thumanës.

Sipas raportimeve, nga ky akt, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa automjeti i dëmtuar është dërguar në Komisariatin e Kurbinit ku do i nënshtrohet ekspertimit kriminalistik.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, teksa po hetojnë qëllimësinë e këtij akti dhe rrethanat e tjera të kësaj ngjarje, për të vënë para përgjegjësisë autorët e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese