Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Maliq, vritet aksidentalisht me çifte një burrë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Maliq, vritet aksidentalisht me çifte një
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një shtetas ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke pastruar armën e zjarrit.  

Blutë bëjnë me dije se shtetasi me ininciale T.M, 45-vjeç, ka humbur jetën, pasi duke pastruar armën e zjarrit të tipit çifte, dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht veten.

Ndërkohë, policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese