Një rast tronditës është regjistruar në Lushnjë ku një 39-vjeçar ka ngacmuar sekusalisht vajzën e tij të mitur.
Policia raporton se arrestimi i tij u bë pas denoncimit të bashkëshortes se shtetasi A.R., 39-vjeç nga fshati Krutje e Poshtme e ka dhunuar si dhe ka ngacmuar seksualisht vazjën e saj, 11-vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka keqtrajtuar dhe ngacmuar seksualisht vajzën e saj 11 vjeçe.” – njofton policia.
Sondazh
Poll