Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Londër/ shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri, sapo kishte lënë fëmijët në shkollë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Londër/ shqiptarja masakrohet me thikë nga
Pamje nga vendi i ngajrjes/ Luton, Angli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Luton të Anglisë ku një grua shqiptare është sulmuar brutalisht me thikë nga ish-bashkëshorti. Daily Mail raporton se shqiptarja u sulmua me thikë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë rreth orës 09:30 të mëngjesit.

Dëshmi nga ngjarja kanë treguar se ish-burri pasi i bëri pritë, e kapi prej fyti dhe i vendosi dorën në gojë që ajo të mos bërtiste.

Shqiptarja është dëgjuar të bërtase disa herë ndihmë ndihmë dhe ka vrapuar për t’i shpëtuar sulmit. Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku mbetet me lëndime të rënda pas një sulmi pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa qytetarët që ndodheshin kanë treguar se si ndodhi ngjarja tronditëse

 “Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë”, - tha një vendas.

E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste "më ndihmo, më ndihmo". Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjak”. Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Gruaja ka pasur probleme me  ish-bashkëshortin, ai u bë i dhunshëm dhe agresiv”, -  tha ajo.

E rëndë në Londër/ shqiptarja masakrohet me thikë nga
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese