Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Kurbin, 43-vjeçari kërcënon me thikë dhe terrorizon qytetarët, thyen xhamat e një makine

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Kurbin, 43-vjeçari kërcënon me
Municionet qe policia i sekuestroi Gentian Dives

Gentian Diva ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit pasi lëvizte me thikë nëpër qytet.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 43-vjeçari , i dënuar  më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë, qarkullonte  me thikë duke kërcënuar qytetarët pas asnjë shkak. 

Madje, sipas bluve ai ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka tërrorizuar klientëte një lokalit.  Në momentin e arrestimit këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan një  mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Kurbin:

Lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e   mundshme kriminale.

Menjëherë pas kallëzimeve të marra, se një shtetas me precedent të theksuar penal të mëparshëm, përbënte rrezik dhe shqetësim për komunitetin (lëvizte me mjet prerës në dorë kërcënonte qytetarë  dhe dëmtonte prona në zonë), Komisariati i Policisë Kurbin ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rekordet”.

Shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rekordet”, kanë kapur dhe vënë në pranga  personin e denoncuar nga qytetarët, shtetasin G. D., 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras.

43-vjeçari i kapur, i dënuar  më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.

Ky shtetas  ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një  mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese