Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, teksa një shtetas me inicialet A.F ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi ku po punonte.
Policia ka bërë me dije që në orën 8:20 të mëngjesit të sotëm, në rrugën "Aleksandër Mojsiu" ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Punëtori ka rënë nga pallati duke humbur jetën në vend. Ndërkaq në vendngjarje është policia që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.