Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Pesë persona me “Range Rover” përplasin 18-vjeçarin, më pas e dhunojnë barbarisht me sende të forta

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Korçë/ Pesë persona me “Range
Foto ilustruese

Një 18-vjeçar është dhunuar me mjete të forta nga pesë persona në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në afërsi të rrethrrotullimit të Voskopojës.

Mësohet se shtetasit, S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas e kanë dhunuar këtë të fundit me sende të forta.

Pasi e kanë dhunuar këta shtetas janë larguar, ndërkohë në deklaratën e dhënë 18-vjeçari ka pohuar se një prej autorëve kishte armë.

Adoleshenti është dërguar në spital, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Njoftimi nga Policia:

Korçë/Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese