Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Kavajë! Abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh, arrestohet babai 48-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

E rëndë në Kavajë!  Abuzonte seksualisht me vajzën e

Policia ka vënë në pranga një 48 vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

E mitura aktualisht është 15-vjeçe dhe raportohet se abuzimi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 11 vjeçe, pra 4 vite më parë. Ka qenë vetë vajza e cila ka shkuar në komisariat dhe në prani të psikologes ka treguar gjithçka.

Ndaj Bledar Rakos rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Tanimë 15-vjeçarja është strehuar në një qendër reabilitimi. Në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ekspertimeve mjekësore, për të vërtetuar pretendimet e saj.

Sakaq, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti të rëndë. 

“Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.     

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese