Një 65 vjeçare ka ndërruar jetë në lagjen "Apollonia" të Fierit, pasi është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06.30 të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Referuar komunikatës zyrtare të Policisë së Fierit, bëhet me dije se shtetësja me inicialet SH.K e ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike.
Fatkeqësisht, hedhja nga kati i dytë i pallatit ka qenë fatale për 65 vjeçaren, e cila ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
"Më datë 05.06.2024, rreth orës 06:30, në lagjen "Apollonia", Fier, shtetasja Sh. K., rreth 65 vjeçe, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton Policia.