
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në Fier. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se në fshatin Varibob një 61-vjeçar ka ndërmarrë aktin tragjik duke i dhënë fund jetës.
Burri është gjetur i vetëvarur nga familjarët në oborrin e banesës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
“Më datë 23.06.2024, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi rreth 61 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
Poll