Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Fier, 58 vjeçarja gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Fier, 58 vjeçarja gjendet pa shenja jete
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet që të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Fierit, pasi një 58 vjeçare është gjendur pa shenja jete.

Sipas policisë, viktima me iniciale B.S është gjetur e vdekur nga familjarët në oborrin e banesës rreth orës 19:00 të mbrëmjes në fshatin Kurjan të Roskovecit.

58 vjeçarja dyshohet se mund të ketë varur veten, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për saqrimin e rrethanave të plota të këtij rasti të rëndë.

“Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese