
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme ku një shtetas rreth 30-vjeç ka rënë nga lartësia e një pallati.
Shtetasi 30-vjeçar ishte në orarin e punës në momentin që ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku po punonte në një pallat pranë Drejtorisë së Sigurimeve.
Punëtori ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat përgjegjësin e punimeve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe verifikimin e masave të sigurisë në kantier.
Sondazh
Poll