Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Durrës, 22 vjeçari pëson atak në timon, humb jetën në vend

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Durrës, 22 vjeçari pëson atak në
Foto ilustruese

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Durrës. Policia bën me dije se një 22-vjeçar është përplasur lehtë me trafik ndarësen, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit". 

Fatkeqësisht i riu dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit", automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese