Një person është gjetur i plagosur me thikë ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njofton se në autostradën Durrës Tiranë, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës shtetasi Bardhyl Hysenaj, rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 07.11.2024, rreth orës 10:45, në autostradën Durrës Tiranë, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës shtetasi B. H., rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Sondazh
Poll