Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë/ Gjendet e mbytur një 30-vjeçare në liqenin e Kukësit, zbulohet nga një banor i zonës

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë/ Gjendet e mbytur një 30-vjeçare në liqenin e
Liqeni i Kukësit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat e liqenit të Kukësit ku është gjetur një kufomë e seksit femër. Nga informacionet e para, viktima është rreth të 30-tave dhe është ende e pa identifikuar, ndërsa  është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”. Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit.

"Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës." - njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese