Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë, 59 vjeçari i jep fund jetës me një “grusht” ilaçesh

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë, 59 vjeçari i jep fund jetës me
Foto ilustruese

Një 59 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale P. C., u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.

"Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë," njoftoi policia. 

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese