Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë, 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës dhe konsumon fostoksinë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë, 17-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës
Foto ilustruese

Një e mitur, vetëm 17 vjeç është paraqitur ditën e djeshme për të marrë mjekim, pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 17 vjeçaren nga Gramshi të merrte këtë hap ekstrem, por raportohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese