Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E reja në Tiranë tenton t’i japë fund jetës, hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Shkruar nga Newsbomb
E reja në Tiranë tenton t’i japë fund jetës, hidhet
Foto ilustruese

Një tjetër grua në Tiranë ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetëhedhur nga pallati. Sipas njoftimit të policisë mësohet se rreth orës 21:25 të mbrëmje së sotme, në rrugën “Selaudin Bektashi” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon një 26-vjeçare.

Sipas familjarëve shtetësja me ininciale E.A vuan nga problemet e shëndetit mendor. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Kujtojmë se paraditen e kësaj të mërkure u bë me dije se ditën e djeshme një 42-vjeçare në Tiranë ishte hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banonte. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra gruaja humbi jetën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese