Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Shkodër, ku 37-vjeçari ka falsifikuar letrat dhe i ka marrë shtëpinë të atit.
Policia njofton se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.