
Një ngjarje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës teksa dy vajza të reja, 32 dhe 36 vjeç, kanë mashtruar një 55 vjeçare nëpërmjet telefonit duke i marrë 10 milionë lekë.
Shtetasja F. Gj., 55 vjeçe ka pretenduar në polici se dy dy vajzat Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, i janë shtirur në telefon si vajzat e saj dhe i kanë marrë shumën e parave. Autoritetet kanë nisur tashmë një procedim penal për dy shtetaset nën akuzën e “Mashtrimit” kryer në bashkëpunim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.”