Hapësire reklamuese

Aktualitet

E papritur në Opinion, Blendi Fevziu shfaqet me krahun e fashuar

Shkruar nga Newsbomb
E papritur në Opinion, Blendi Fevziu shfaqet me krahun e fashuar
Gazetari Blendi Fevziu ©creidts tvklan.al

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka pësuar një incident dhe për pasojë është shfaqur me krahun e fashuar në emisionin “Opinion”.

Ai tha se incidenti ka ndodhur një ditë më parë, gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqipëri. Po ashtu, gazetari tregoi se kjo është hera e parë në karrierën e tij që moderon me krahun e dëmtuar, por uron që kjo gjendje të mos e pengojë për të bërë punën e tij.  

“Ju kërkoj falje për varjen e dorës sot. Dje gjatë xhirimeve në një nga parqet kombëtare në Shqiptari pata një incident. Kam pësuar një goditje dhe kështu që jam i detyruar… Kisha ardhur i sëmurë në studio, me shumë probleme gjatë këtyre 27 vjetëve, por nuk kisha ardhur asnjëherë me dorën e varur në këtë marsupin. Gjithsesi, shpresoj se nuk do të më pengojë sot për të prezantuar,” tha Fevziu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese