Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E ngarkuara me punë e SHBA takon ambasadorin Gonzato: Riafirmojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Newsbomb
E ngarkuara me punë e SHBA takon ambasadorin Gonzato: Riafirmojmë
E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancz VanHorn dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn është takuar gjatë ditës së sotme me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social, X.

Sipas ambasadës, ky takim është realizuar në kuadër të angazhimit të përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimin e Shqipërisë në BE.

“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”,- shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në rrjetin social X.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese