Hapësire reklamuese

Aktualitet

“E mora në telefon për ta pyetur për babain”, rrëfehet djali i 81-vjeçarit, tregon bisedën telefonike me vrasësin ditën e krimit: Dyshuam tek ai kur…

Shkruar nga Newsbomb
“E mora në telefon për ta pyetur për babain”,
Autori Isuf Hasa, viktima Xhemal Meta

Xhemal Meta është 81-vjeçari i gjendur i vdekur disa ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në Zall-Bastar. Ai u vra me çekiç nga shoku i tij, 64-vjeçari Isuf Hasa, ku sipas këtij të fundit shkak ishte arsyeja se viktima i ngacmonte gruan.

Në lidhje me këtë ngjarjeka reguar dhe djali i viktimës në emisonin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, teksa tha se ditën e krimit, ai e kishte telefonuar autorin për ta pyetur nëse ishte takuar me babain e tij.

Ndër të tjera ai tha se dyshimet se Xhemal Meta mund të ishte vrarë nga miku i tij Isuf Hasa, pasi ky i fundit nuk ishte paraqitur në varrimin e të ndjerit.

Përsa i përket lekëve që autori i ka marrë viktimës pasi e ka vrarë, djali i Xhemal Metës tha se babai i mbante paratë të varura në qafë me një qese të vogël dhe autori ishte në djeni pasi ata së bashku takoheshin çdo ditë.

Autorin e morëm atë ditë në telefon. E pyetëm a e kishte takuar babanë më tha jo. Familja e autorit nuk ka tentuar të më kontaktojë, i ka fëmijët e martuar. Dyshuam tek ai kur nuk erdhi në ceremoninë mortore.

E dinim që babai kishte paratë dhe i mbante të lidhur në qafë me një qese. Edhe autori e dine që ai kishte para, takoheshin çdo ditë.

Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndërroi jetë më pas”, tha djali.

Isuf Hasa i arrestuar ditën e djeshme, e ka pranuar fajësinë duke thënë se viktima i ngacmonte shpesh herë bashkëshorten. Ai rrëfeu dhe sesi e kreu krimin, duke treguar se fillimisht kishin pirë kafe tek oborri i shtëpisë së viktimës, më pas ishin nisur drejt lokalit të lagjes.

64-vjeçari tha se në momentin që po dilnin nga oborri, ai pa diku pranë një çekiç, e mori dhe goditi 81-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai i kishte marrë paratë viktimës dhe ishtë larguar drejt kryeqytetit e më pas kishte shkuar në Vorë tek shtëpia e vajzës ku dhe ka fshehur armën e krimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese