Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E mbyta me fishën e karikuesit”, zbardhet deklarata e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

Shkruar nga Newsbomb
“E mbyta me fishën e karikuesit”, zbardhet deklarata e
Viktima Alba dhe autori vrasjes Kastriot Cenko

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore lidhur me vrasjen makabre të 32-vjeçares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se mbrëmjen e 28-29 nëntorit, pas një debati, ka goditur me çekiç gruan, ndërsa më pas e ka mbytur me fishën e karikuesit të telefonit.

Kujtojmë që Kastriot Cenko, 39 vjeç goditi për vdekje bashkëshorten e tij me çekiç, ndërsa trupin ia mbajti të fshehur në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi. Shqiptari ka lajmëruar policinë pasditen e djeshme dhe ka rrëfuer se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo kishte çanta të zeza.

Të miturit nuk kanë mundur të kuptojnë asgjë, derisa vetë 39-vjeçari vendosi të flasë. Nuk dihet nëse ky është versioni i vërtetë i ngjarjes, megjithatë është e sigurt se gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese