Hapësire reklamuese

Aktualitet

E masakruan sot brenda hekurave, kush është shqiptari 35-vjeçar që bëri dy vrasje dhe u arratis nga burgu në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
E masakruan sot brenda hekurave, kush është shqiptari 35-vjeçar
Shqiptari që u vra në Korydalo

Një përleshje e ashpër është shënuar ditën e sotme mes shqiptarëve në burgun e Korydalos, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur me thikë një tjetër.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari që humbi jetën është Alfons Doçi 35-vjeç, i dënuar për dy vrasje.  Ndërsa i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur një 46-vjeçar i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar sherrin  mes shqiptarëve, por mediat greke raportojnë se situata është ende e tensionuar dhe po priten që forcat speciale të ndërhyjnë për të qetësuar situatën mes të burgosurve.

E masakruan sot brenda hekurave, kush është shqiptari 35-vjeçar
Alfons Doçi

Kush është Alfons Doçi

I ndjeri ka qenë i dënuar për dy vrasje. Në 2017 ai kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Po ashtu pak më vonë ai do të vriste sërish një tjetër grua gjatë një grabitje.

Pas ngjarjes shqiptari ra në prangat e policisë greke. Por ai do të bëhej përsëri kryefjalë e mediave, pasi arriti të arratisej së bashku me një shqiptar tjetër. Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.

Arratia e Alfons Doçit dhe Xhilian Halilit në 2018 do të zgjaste vetëm 48 orë. Pas operacionit intensiv, policia arrestoi dy shqiptarët në një apartament në “Nea Filadelfia”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese