
Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin për katër personat e dyshuar për vrasjen e Martin Çeços më 12 qershor 2022. Viktima është vrarë në fshatin Kolanec të Maliqit nga Valter Mollaj, Edlir Molla, Martina Pajollari dhe Blendi Angjo.
I riu është gjetur i hedhur në rezervuar, i mbytur me litar, pas dy ditësh kërkime intensive.
Vrasësit e tij u dënuan, Valter Mollaj me 25 vite burg, Edlir Mollaj me 23 vite burg, Martina Pajollari me 20 vite burg dhe Blendi Angjo me 15 vite burg. Të gjithë vrasësit janë të akuzuar nga gjykata për veprën penale “Vrasje me paramendim.”
Rikujtomë që ngjarja ka ndodhur në 12 qershor 2022, ku i riu u gjetë në rezervuar i mbytur me litar dhe si të dyshuar u arrestuan kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj dhe bariu i tyre Bledi Angjo, me motivin se viktima ishte në një lidhje me me Martina Pajollari, e cila dyshohej se ishte në lidhje paralele me njërin prej kushërinjëve.