Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E kam shoqe atë të emigracionit”, përgjimet për trafikimin e emigrantëve nga Bangladeshi: E njef atë mikun tonë?

Shkruar nga Newsbomb
“E kam shoqe atë të emigracionit”, përgjimet për
Foto ilustruese

Një grup kriminal të cilët trafikonin shtetas të huaj u godit nga policia shqiptare dukë vënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre edhe oficerë policie.

Gjatë hetimeve u zbuluan 5 kompani private të përfshira në skemën e garantimit të kontratave të punës false për emigrantët nga Bangladeshi. Përfaqësuesit e këtyre kompanive i prisnin emigrantët në Rinas dhe i akomodonin në Tiranë.

Ndërkohë, së fundmi Top Channel ka siguruar dhe dosjen ku thuhet se dyshohet se në gjashtë muaj hynë në Shqipëri 260 shtetas të huaj, duke ndjekur linjën ajrore Dubai – Rinas, dhe më pas shpërndaheshin për të kaluar kufirin e gjelbër, të ndihmuar nga trafikantë.

Pjesë e përgjimeve është edhe një bisedë mes të arrestuarit Endri Seiti, nga Tirana, si organizator i aktivitetit kriminal dhe Arba Hysenllari. Seiti i flet kësaj të fundit për drejtorinë e Tiranës, ndërsa Arba i thotë se ka një mikeshë te emigracioni.

Pjesë nga përgjimet / Datë 19. 10. 2023

Endri: Kanë ardh nga drejtoria e Tiranës nja njëqind e ca veta, i ka marrë agjencia (nuk kuptohet)

Arba: Këtu e përgjithshmja?

Endri: Jo jo e madhja fare.

Arba: Po pra e madhja fare ku është, a është kjo ke brryli.

Endri: po ajo

Arba: E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit.

Endri: S ati e ka emrin, malokja me? (nuk kuptohet)

Arba: Jo jo tjetri, është tek drejtoria, është tek zyra e emigracionit.

Endri: E njef atë mikun tonë?

Arba: Nuk e di pra, e pyta unë, i thash unë, kur tha ajo, kështu kështu, i thash shif njëherë, për zyrën time, a ka ndonjë emër a ndo një gjë aty, ja do shof unë, e do të them më tha, po nuk më ka thëne gjë.

Endri: Ai thotë po, po sbesoj.…. (nuk kuptohet) kam bo shpenzime e marrtë dreqi….

Shënim: Kjo bisedë zhivillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Endri Seiti, ku dyshohet se bëhet fjalë per shtetasin Edmond Braha.

_(14-2437) Lani i tregon dicka Arbes me zë të ulët… ke njerëz mbrapa.. flitet për trafikun Shqipëri Kosovë, e paqartë. Ky është kalamo, ky nuk kupto fare ça dmth… e paqartë, ma tregoj… Arba: Un shyqyr kam pas numër pune pa emrin tënd fare.. unë e shifsha makinën e çunave frenosha, ai fotografonte, ikte… ky vazhdonte prap. Kan vu dhe gps. Arba: Jo mo jo ato janë të gjitha me tabulta me dash… Lani, nje e kemi gati e paqartë…

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Luan Tafalla ku ky i fundit dyshohet se shpreh friken rreth policisë dhe biseda lidhet me ngjarjen e datës 10.09.2023.

15:09:49] Mondi desha të dija pse i del ai i Xhafës nuk ka drejtë leje ? Do t’ia jap Mondit sot, Xhafës i kam shkrujt që nuk i doli, e ka pare Xhafa ia kam nis na 1 pa njëzet.

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasit Luan Tafalla dhe Edmond Braha.

Pjesë nga përgjimet/ Datë 30.10.2023

[18:42:41] Në zyre hyn Endri, dëgjohet Lani që i thotë: –Mondi ma dha numrin e asaj, kemi qit në kontroll tha, po kontrollohen të githë se kanë ardhë 350, ishte dhe emrin e Lulit, u vonua tha ajo dhe erdhi pastaj dhe e pashë emrin.

Shënim: Kjo bisedë dyshohet se zhvillohet midis shtetasve Luan Tafalla dhe Endri Seiti, ku dyshohet se flasin për shtetasin Edmond Braha.

Pjesë nga përgjimet/ Data: 17.11.2023

[12:52:58] Endri: Te ikim te Mondi.

Arba: Nuk vij unë te Mondi

Endri: Me nje kemb

[12:53:08] Arba: Hajde te te lej atje, e re iki une.

Endri: Shko pyte ti, se mu smë lejohet të futem brenda.

Arba: Pse stë lejolet ty? Ti je një përtac, nje dh***, nuk takon as edhe 1 lloj robi, shko takoje Mondin vet, ja ti shkruaj Mondit ketu.

Endri: Ça jam unë, ça jam?

Endri: E mori Lani dje, hajde te zyra tha

Arba: Dh*** je

Endri: Më kërkojnë lekë, ty stë kërkojnë lekë.

Arba: E të shkoj unë ë? Po jo mo zotëri të shkojë Lani, të shkoj Lani dhe ti.

Këta janë 17 zyrtarë të arrestuar të cilët shërbenin në këto 5 kompani të përfshira në trafikimin e emigrantëve.

Endri Seiti, i vitlindjes 1986, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;

Luan Tafalla, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Endrit Ismailaj, i vitlindjes 1988, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Arnol Shpata, i vitlindjes 1998, lindur në Patos, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Xhuljeta Çopa, e vitlindjes 1967, lindur në Durrës dhe banuese në Fushë Krujë, biznesmene, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

Artur Mata, i vitlindjes 1968, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Antonio Specchio, i vitlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Artan Sulaj, i vitlindjes 1973, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Luan Sulaj, i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Shkelzen Matmuja (Bokciu), i vitlindjes 1987, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Bukurosh Muja, i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Lulzim Lami, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Tome Preka, i vitlindjes 1962, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Xhulio Krasniqi, i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Edmond Baklli, i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Iglan Alliçi, i vitlindjes 1983, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Emmanuel Ella, i vitlindjes 1980, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese