Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E grushtoi për vdekje dhe e hodhi nga ura pasi i ngacmoi gruan, viktima dhe autori ishin shokë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

E grushtoi për vdekje dhe e hodhi nga ura pasi i ngacmoi gruan, viktima dhe

Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 4 dhjetor në Durrës ku ka mbetur i vrarë një 33-vjeçar është zbardhur mbrëmjen e sotme. 

Policia e Durrësit ka gjetur mbrëmjen e sotme trupin e pajetë të 33-vjeçarit Branko Shkozën në kanalin e ujërave të zeza në Durrës. Tetë ditë më parë ngjarja u raportua aksidentale, rënie nga ura mbi kanalin e ujërave të zeza dhe për pasojë humbjen e jetës. Ekspertimi paraprak nxori këtë konkluzion.

Autor i krimit është arrestuar 35-vjeçari Majlind Habibi i cili dyshohet se pasi janë përleshur fizikisht, e ka shtyrë nga ura ku fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

“Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale”, - shpjegoi policia.

Kanë qenë kamerat e disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur krimin në Durrës.

Hetuesit e sektorit të Krimeve dhe ata të Policisë Gjyqësore morën në pyetje disa banorë të zonës, më pas edhe pamjet e kamervae të lokaleve aty pranë.

Ishin banorët të parët që konfirmuan se i kishin parë Majlind Habibin dhe Branko Shkozen bashkë atë natë. Hetuesit kanë shkuar në banesën e Majlind Habibit ku e morën ën pyetje. Habibi fillimisht e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk e njihte 33-vjeçarin, por pasi e ballafaquan me pamjet filmike nga kamerat, ai ka pranuar të bashkëpunojë duke rrëfyer krimin.

Sipas dëshmiëë së tij, viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten dhe kjo e fundit i ishte ankuar shpeshherë se 33-vjeçari e ngacmonte sa herë që dilte nga shtëpia e saj.

Njoftimi i Policisë:

Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin  Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar  një 35-vjeçar, që dyshohet  se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë  kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit  H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se  ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë  në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim  me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra  në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese