Hapësire reklamuese

Aktualitet

E gjithë ngjarja ndodhi para syve të saj, zbardhet dëshmia e nënës së vrasësit të policit në Fier

Shkruar nga Newsbomb
E gjithë ngjarja ndodhi para syve të saj, zbardhet dëshmia e
Fotomonazh/ Pamje nga vendi i ngjarjes, viktima dhe autori

Azgan Mernica ekzekutoi ditën e djeshme efektivin e “Shqiponjave”, 28-vjeçarin Novruz Cenaliajn. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të nënës së autorit 23-vjeçar, Ajete Mernicës.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve e ëma e autorit është shprehur se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo ndodhej në automjetin tip “Audi” me të birin kur në një moment ka treguar se ai ka zbritur nga makina dhe është konfliktuar me 28-vjeçarin.

Më pas ka dëgjuar një të shtëne arme dhe ka parë të birin që është futur me shpejtësi në automjet. Në dëshminë e dhënë Ajete Mernica tha se pas ngjarjes u larguan në drejtim të banesës së vëllait të saj aty ku dhe i biri braktisi automjetin dhe u largua me vrap pa i thënë se ku do të shkonte.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe disa të rinj të cilët kanë treguar në polici skenën e vrasjes.

Policia e Fierit me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe dy prindërit e autorit Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Shteti është në këmbë për lokalizimin dhe prangosjen e autorit të ngjarjes, i cili prej gati 24 orësh është në arrati. Deri më tani dyshohet se shkak i konfliktit mes autorit dhe policit ka qenë parakalimi i gabuar.

28-vjeçari ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit dhe sapo ishte nisur nga shtëpia për të marrë detyrën, kur është ndeshur në rrugë me Azgan Mernicën. Në debat e sipër, 23-vjeçari e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin e "Shqiponjave".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese