Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E dielë me diell dhe e freskët, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Newsbomb
E dielë me diell dhe e freskët, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese/ Parashikimi motit

Këtë të dielë, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Orët e paradites do të sjellin vranësira disi më të shpeshta në gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 27°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese