Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dyshohet se u zgjodh deputet me ndihmën e krimit, gazetari: Nuk janë gjetur 7 zyrtarët që informonin Jurgis Çyrbjan

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se u zgjodh deputet me ndihmën e krimit, gazetari: Nuk janë
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja

Gazetari Eni Ferhati ka risjellë në vëmendje hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me kriminelët dhe u ka dhënë atyre informacione në këmbim të ndihmës që ata i kanë dhënë në zgjedhjet e 2021.

Ai u shpreh se ende nuk janë zbuluar shtatë zyrtarët që informonin ish-deputetin për operacionet policore në zonën e Durrësit.

“Për dosjen Çrybja hetimet vazhdojnë. Kemi episode të tjera të pazbardhura dhe kemi 7 zyrtarë që SPAK e thotë vetë, që janë 7 zyrtarë që nuk dihet, të prokurorisë, SHISH, policisë, që kur ka pasur operacione në Durrës, Çyrbja lajmëronte personat e kërkuar që të largoheshin.

Janë 7 epoisode që nuk dihet kush e ka informuar ish-deputetin që ai të lajmëronte personat që ishin në kërkim që të ruheshin, të fshiheshin ose largoheshin.
Nuk e di nëse do jetë mundësia të gjenden këta persona që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar por policia e di shumë mirë së për çfarë e do një politikan ose deputet informacionin për operacionet policore”, tha ai ndër të tjera për emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese