Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dyshohet se përdhunoi vajzën e tij, 13 vjeçarja del dhe mbron babanë: E kam si shok

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se përdhunoi vajzën e tij, 13 vjeçarja del dhe mbron
Foto ilustruese

Kurbini u trondit dy ditë më parë nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në një familje ku dyshohej se babai me iniciale G. Z., përdhunoi vajzën e tij 13 vjeçare. Ky denoncim është bërë në polici nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar ulërimat e vajzës së vogë e më pas kishin njoftuar autoritetet.

13 vjeçarja ka dhënë deklaratën e saj për “Shqipëria Live” teksa përgënjeshtron faktin se është abuzuar seksualisht nga i ati 53 vjeçar, por nuk mohon faktin se është dhunuar prej tij. Ajo ka thënë se babai ishte i lodhur dhe i stresuar dhe vetëm ka ushtruar dhunë.

E mitura tha se me babain ka një marrëdhënie si shokë dhe se denoncimin e kanë bërë fqinjët të cilët janë xhelozë për familjen e tyre.

Babi ka pasur shumë dhimbje koke, stres. E ka bërë pa vetëdije besoj. Unë jam dakord që të më bërtiste, por jo të më rrihte. Babin e dua shumë dhe së shpejti pres të vijë në shtëpi. Për tre ditë që më keni lënë rrugëve, unë normal do tregoj të vërtetën, nuk kam si e mbroj babin kur është diçka e gabuar, e mbroj pasi nuk është e drejtë që të shpik këto gjëra. Denoncimin mund ta kane bërë komshinjtë, ata që na kanë inat. Mund ta kenë shkurtuar videon. Unë me babin jemi si vëllezër, si shokë. Unë jam shumë kokëfortë dhe nuk dëgjoj, ndaj… jam e lëvizshme”, tha 13-vjeçarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese